QYTETARËT PËR NDRYSHIM NR.9: E MBROJTËM SHARRIN NË LETËR, TANI TA MBROJMË NË REALITET!
Civica mobilitas e publikoi numrin e nëntë të revistës “Qytetarët për ndryshim” e në fokus e ka angazhimin qytetar dhe ndryshimet që ndodhin në shoqëri përmes veprimeve të organizatave të shoqërisë civile.
Në atë frymë, ne fillojmë lajme të mira. Shteti ka ndërmarrë një hap të madh drejt mbrojtjes më të mirë të natyrës – duke mbrojtur Malin Sharr duke e shpallur atë për Park kombëtar. Së fundi, 27 vjet pas nismës së parë në vitin 1994, të gjithë që ishin përfshirë mund të marrin frymë lehtësimi, një pjesë e rrugës është përfunduar me sukses dhe ne të gjithë i përgëzojmë për këtë. Ne biseduam për këtë temë me Institutin ballkanik për Bashkëpunim rajonal (IBBR) nga Tetova, një nga organizatat e përfshira në proces.
Përveç që shkruajmë për statusin e ri të malit Sharr, ne duam të ndajmë me ju edhe 25 histori frymëzuese.
Lexoni për një numër aktivitetesh të organizatave për mbrojtjen e burimeve ujore, pastrimin e liqeneve, monitorimin e lumenjve dhe shikoni dokumentarin “Bëhet fjalë për ujin”, për ndotjen e lumit Vardar dhe degëve të tij. Ne gjithashtu i kushtuam vëmendje grupeve të cenueshme të njerëzve, “Parada e krenarisë” e dytë, njohja me Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi për komunitetin LGBT, personat HIV-pozitivë, etj. Mësoni më shumë edhe rreth emisionit të parë radio të specializuar për të verbrit dhe ata me shikim të dëmtuar, realizuar nga shoqata Qendra për komunikime kreative.
Në bashkëpunim me institucionet ose në mënyrë të pavarur, organizatat qytetare mbushën boshllëqet kritike me punën e tyre. Qendra për menaxhim me ndryshime ka digjitalizuar disa nga shërbimet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Bravura kooperativa po punon në fuqizimin ekonomik të fëmijëve pa prindër dhe përkujdesje prindërore, dhe RESIS i kushtohet të drejtave të komunikimit të grupeve të cenueshme. Konekt për herë të dytë i ndau Çmimet për zhvillim të qëndrueshëm, dhe Koalicioni rural hulumtoi financimin shtetëror në vend.
Numrin më të ri të revistës mund ta lexoni në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze.
“Qytetarët për ndryshim” është revistë për shoqërinë civile dhe e shoqërisë civile. Bëhuni pjesë e saj. Dërgoni informacion për aktivitetet dhe rezultatet Tuaja.
Shkruani, lexoni dhe ndani për sektor civil më të fuqishëm.
Под мотото „Твој простор, твој глас“, од 10 јуни оваа година, започнуваат
Запознавање со концептот на организацискиот развој на граѓанските организации и нивниот животен циклус беа темите на работилницата што се одржа на 16 јуни 2016 година во х. ТЦЦ Гранд Плаза, Скопје. На работилницата учествуваа претставници од дваесетте институционални грантисти од вториот повик на Цивика мобилитас, а ја водеше Ана Василаче, меѓународен експерт на програмата.
Цивика мобилитас, промовираше девет мали и пет ад хок грантисти, како дел од програмата на Националниот форум што се одржа на 4 декември 2015 година. Сертификатите на грантистите им ги додели вршителот на должност Амбасадор на Швајцарија во Македонија, г-ѓа Катерина Штокер. „Целта е да се создаде критична маса на граѓански организации кои ќе бидат подготвени навремено да ги адресираат проблемите во општеството и со активно учество да ги решат“, рече Штокер.